“Lojtarët të përdorin trurin”, Shehi i ka idetë të qarta: Dua 10 fitore në 10 ndeshjem nuk i bëj hesapet me kundërshtarët

0

Kukësi po zhvillon fazën përgatitore në Elbasan, nga ku po bën gati planet për rifillimin e sezonit. Verilindorët ende nuk kanë hequr dorë nga objektivi i titullit kampion, teksa gjenden në vendin e dytë me 9 pikë më pak se Tirana. Por bsardheblutë pritet të mos e kenë më atë hapin e pandalshëm të para pandemisë dhe një gjë të tillë e di mjaft mirë Orges Shehi.

Në një prononcim për “Ora TV”, trajneri i Kukësit tregon se përveç Limajt grupi është i plotë. Lojtarët sipas tij tashmë duhet të vënë trurin në punë dhe të luajnë më tepër me anë të tij dhe jo të muskujve. Ndërkohë në fund i jep një mesazh të qartë skaudrës dhe kundërshtarëve, pasi kërkon nga futbollistët e tij të marrin 10 fitore në po aq ndeshje të mbetura.

“Shpresojmë që momentet e këqija të kalojnë. Skuadra është e plotë përveç Limaj i cili ndodhet në Gjermani. Lipa është një nga lojtarët tanë kryesor, por duke qenë se ai ka dokumenta gjermane, dhe ishte e vështirë riatdhesimi. Limaj ishte lojtari ynë kryesor, lojtar shumë i rëndësishëm. Shpresoj që të rikthehet sa më shpejt. Jo vetëm këtë sezon, futbolli është i vështirë. Nuk ka skuadra të vogla. Po nuk patëm karikimin e nevojshëm nuk mund të bëjmë përpara. Është e vështirë rikthimi sepse futbollistët kanë qenë shumë gjatë pa ndeshje. Mos ta ndiejme mungesen. Nuk ka ndeshje të lehta pasi lojtarët kanë shumë pa luajtur.

Nëse një lojtar ka dëshirë mund të stërvitet më shumë. Mund të fusin trurin në punë. Mund të zgjidhim punë me trurin në vend të muskujve. Nuk kam punë me kundërshtarët. Ne kemi një program të ri stërvitor dhe i kemi marrë parasysh që ata kanë 2 muaj pa luajtur. Për moshën e lojtarëve nuk bëj hesape. As për ekipet kundërshtare. Ne jemi në një situatë që nuk e kemi përjetuar më parë. Nuk do të jetë si çdo gjë më parë. Unë mendoj që fillon një kampionat i ri për ne. Nga 10 ndeshje të mbetura unë kërkoj 10 fitore nga skuadra ime. Përveç Limaj, gjithë skuadrën e kam të plotë. Në drejtimin tim, skuadrën e kam të plotë. Mundohem të implementoj idetë e mia në”, ka thënë Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.