Lojtarët ekspert në FIFA 20, fusin në krye edhe shqiptarin…që do të mund shqiptarët

Futbolli është një sport që ka rrëmbyer pas vetes shumë tifozë, të cilët vendosin të qendrojnë pranë klubeve dhe lojtarëve të tyre të preferuar jo vetëm në shkallët e stadiumit, por zgjedhin ta bëjnë këtë edhe përmes video-lojërave. FIFA20 do të dalë në treg në shtatorin e ardhshëm, ndërsa vetë prodhuesit e lojës kanë vendosur të ndajnë me të gjithë të apasionuarit edhe listën me 20 futbollistët që janë të vlerësuar më lartë.

Një listë kjo e mbushur patjetër me emra të njohur, ndërsa spikat edhe një shqiptar në të. Bëhet fjalë për Enis Bardhi, emër ky që e gjen veten në vendin e 4-t. Sigurisht që përfshirja e një shqiptari në listën e 20 më të mirëve patjetër që ndez një ndjenjë krenarie për të gjithë ne, megjithëse lojtari i Levantes ka zgjedhur të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut.

Madje me këta të fundit dëshironte të mposhte edhe Kosovën në gjysmë-finalen e Ligës së Kombeve, ndërsa do të shprehej për këtë temë me fjalët se “dihet kush janë më të mirët”. Një frazë që sidoqoftë nuk tingëllon mirë për të gjithë shqiptarët, aq më tepër kur është e dalë nga goja e një bashkëkombasi të tyre, por që ka zgjedhur të përfaqësojë një tjetër shtet./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *