Lojtarët e Milanit dëmtuan ambientet e “Juventus Stadium”

0

Disa lojtarë të Milanit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në brendësi të “Juventus Stadium”, duke goditur në nerva e sipër pas ndeshjes ç’të gjenin përpara në tunelin e në korridoret e stadiumit.

Lajmin e jep agjencia e lajmeve Ansa, që citon burime nga Juventusi, por Milani ka refuzuar të lëshojë ndonjë koment.

Pas sherrit të madh për penalltinë në minutat shtesë në favor të Juventusit, Milani ka vendosur të evitojë polemika të reja, duke u mbyllur gojën të gjithëve.

Ndërkaq, pas ndeshjes trajneri kuqezi Montela kërkoi falje për nervozizmin e theksuar të skuadrës së tij: “E tepruam pas ndeshjes dhe kërkoj falje për sherrin masiv, por shpresoj që në shtëpi njerëzit ta kuptojnë pse kishte aq shumë tension. Gjithsesi, përtej episodit që krijoi tension, duke të transmetojmë mesazhe më pozitive dhe të jemi më të qetë”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here