“Lojtarët e Lesterit dhe Liverpulit të kenë turp!”

0

Lester Siti fitoi 3-1 dje me një paraqitje befasuese kundër Liverpulit, duke luajtur si asnjëherë këtë sezon.

Kjo gjë thjesht ka shtuar dyshimet e njerëzve: nga buroi gjithë kjo energji e dëshirë, pas 6 muajve skandalozë, ku askush nuk e kishte mendjen te futbolli, derisa erdhi pushimi nga puna i Klaudio Ranierit?

I pamëshirshëm në komentin e tij pas ndeshjes ka qenë ish-mbrojtësi legjendar i Liverpulit, Xhemi Karrager, i cili kritikon ashpër të gjithë ata që ishin në fushë, përfshirë Liverpulin: “Lester Siti ishte madhështor, luajti një ndeshje perfekte. Megjithatë, fitorja dhe ndeshja e madhe nuk erdhi nga taktika, erdhi nga ajo që lojtarët kishin brenda vetes, ata dhanë gjithçka. Mjafton të shihje Vardin në fund, u shtri në fushë nga lodhja. Ku ishte kjo skuadër deri para një jave? Pse nuk i pamë një herë në 6 muaj të vraponin ashtu? Ata lojtarë duhet të kenë turp, ta ulin kokën duke dalë nga fusha! Po ashtu, edhe ata të Liverpulit duhet të dalin kokulur, të kenë turp, sepse ishin skandalozë, luajtën një ndeshje për të ardhur keq“.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image