Lojtarët e Çelsit darkë me Mbape, tifozët ëndërrojnë francezin

Mbrëmjen e kaluar u mbajt në Londër ndarja e çmimeve të FIFA-s, “The Best”, ku përveçse lojtarit më të mirë të vitit sipas FIFA-s, u dhanë edhe çmime të tjera, siç ishte dhe përcaktimi i formacionit më të mirë të vitit.

Pjesë e formacionit ishte dhe Kilian Mbape. Por gjithsesi nuk është kjo ajo që vlen për tu përmendur, pasi prania e talentit francez në formacionin e më të mirëve nuk është ndonjë risi. Ajo çka rënë në sy mbrëmjen e kaluar është se pas mbarimit të ceremonisë, pikërisht Mbape ka ngrënë darkë me lojtarët e ekipit të Çelsit.

19-vjeçari ka qenë në praninë e Kante, Hazard, Uillian, David Luiz, madje dhe Didier Drogba. Kaq është dashur që menjëherë tifozët e bluve të Londrës të ëndërrojnë për një transferim të mundshëm të Mbape në anën e tyre.

Mbape për momentin është një lojtar i PSG dhe do të jetë mjaft e vështirë, për të mos thënë e pamundur, për të ndryshuar ekip. Kujtojmë sulmuesi francez u transferua nga Monako drejt PSG për shumën marramendëse prej 180 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *