Lojtarët e Barcelonës refuzojnë kamerat në dhomat e zhveshjes, të zhgënjyer se i dolën sekretet

Një dokumentar “Matchday” është shfaqur përpara disa muajsh ku tregonte klubin e Barcelonës në një formë që tifozët nuk kanë mundësi ta shohin nga televizori. Flasim për pamjet nga brenda dhomave të zhveshjes, mbi diskutimet e lojtarëve me trajnerin, zënkat e tyre, gëzimet dhe hidherimet e kaluara së bashku.

Por kjo nuk i ka pëlqyer lojtarëve katalanas pasi në pjesën e parë të dokumentarit që u publikua kanë dalë disa sekrete. Përshembull në një rast janë fiksuar zënkat e tyre me trajnerin Valverde pasi kërkonin jetën e natës në Nju Njork. Për këtë arsye ata kanë braktisur edhe prezantimin e këtij dokumentari, pavarësisht ftesës së marrë nga autori Rakute.

Pra sipas tyre nuk është bërë montazhi i duhur dhe nuk janë prerë pjesët e kërkuara prej tyre. “Matchday” e ka një vazhdim, por këtë herë janë vetë futbollistët që nuk e pranojnë kamerën në dhomën e zhveshjes dhe mbeten në diskutime për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë situatë. /Sport Ekspres/