Lojë dhe gola vendimtarë, Soue shpallet lojtari i muajit nëntor

Sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, është shpallur si lojtari më i mirë i muajit nëntor nga shoqata “Sporti na Bashkon”. Anketa e këtij muaji ka zgjedhur shtatlartin si lojtarin më të mirë të këtij muaji që kaloi.

23-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe të skuadrës korçare. Gambiani ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola në kampionat, pa harruar dy në Europa League, ndërkohë që në nëntor ka shënuar ndaj Vllaznisë dhe Dinamos së Kievit, të dyja ndeshje të fituara nga Skënderbeu.

Shifra jo shumë impresionuese për një sulmues që luan i vetëm në sulm dhe nuk ulet kurrë në stol, por volumi që krijon në fushën e lojës është mjaft i lartë dhe Soue është pikë referimi përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *