Loja mbaroi! Bajerni nuk i lë shpresë Chelsea-t, Napoli i bën dëm vetes…me një shans

Bayerni i Mynihut ka arritur të fitojë lehtësisht në Angli, duke e mbyllur para kohe çështjen e kualifikimit. Fitorja në shifrat 0-3 falë dopietës së Gnabryt dhe Lewandovskit e bëjnë të pamundur që anglezët të shpresojnë për vazhdimin në Champions League.

Nga ana tjetër, Napoli mund të largohet me peng nga stadiumi i saj ndaj Barcelonës. Takimi u mbyll në shifrat 1-1,teksa u hap me një perlë nga Mertens në minutën e 30. Me goditjen e vetme në portë,Griezman do të barazonte në minutën e 57. I vetmi rast ku ka dështuar plani i Gatuzos për të mbyllur katalanasit, që nuk po i afroheshin portës kundërshtare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *