Loja e Interit nuk pi ujë, FIFA ndalon huazimin e Ramiresit

Fair Play financiar rëndon si shpata e Damokleut mbi kokën e Interit dhe UEFA është mjaft e kujdesshme në këtë aspekt, edhe pse Interi u mundua të bënte një lojë, për të afruar lojtar pa shpenzuar asgjë realisht. Gazzetta dello Sport shkruan se UEFA ka bllokuar huazimin falas të mesfushorit Ramires nga Zhiangsu Suning, për faktin e thjeshtë se janë dy klube me të njëjtin pronar dhe është e qartë që kompania Suning mund të bëjë pafundësisht dredhi të tilla, duke blerë lojtarë për Zhiangsunë dhe duke i kaluar më pas në huazim falas në Milano, për ta nxjerrë Interin me bilanc super.

Pengesë tjetër është edhe paga e Ramiresit, 10 milionë euro në sezon, ndaj për ta afruar, do të duhet të shitej patjetër ndonjë emër i rëndësishëm si Brozoviç apo Zhoao Mario, për të ulur nivelin e pagave vjetore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *