Loja e dobët, eleminimi dhe… pjeprat: Të gjithë kundër Simeones!

Atletiko Madrid zhvilloi një ndër ndeshjet më të dobëta të saj mbrëmjen e kaluar përballë Juventusit. Madrilenët shëprdoruan fitoren e ndeshjes së parë 2-0, duke u mposhtur në “Allianz Stadium” me shifrat 3-0 dhe duke u eleminuar nga Champions League.

Humbja, duke i shtuar edhe mënyrën se si luajti Atletiko, ka bërë që të gjithë tifozët të drejtojnë gishtin nga Diego Simeone. Trajneri shihet si fajtori kryesor dhe është më i kritikuari nga të gjithë tifozët. Nëpër rrjete sociale, argjentinasi padyshim është personi më i sulmuar.

Deklarata e tij që në rast se Juventusi shënon dy gola, do dal të shes pjepra në rrugët e Madridit, ka bërë që në rrjete sociale të plasë ironia, ku postimet janë të pafundme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *