Llullaku refuzoi Superioren, e ardhmja në Bjellorusi

0

Azdren Llullaku u largua nga Astra dhe pret të vendosë për të ardhmen e tij. Ofertat nuk i kanë munguar, madje as nga Superiorja. Vetë sulmuesi e ka pohuar se Partizani e Kukësi janë interesuar për të, por sigurisht që nuk është e lehtë mbyllja e tratativave me sukses.

Kërkesat financiare të Llullakut janë të papërballueshme për klubet shqiptar dhe së fundmi ai ka fluturuar drejt Bjellorusisë. Sulmuesi ka ndjekur nga afër ndeshjen Shaktar Soligorks-Minsk, duke shijuar spektaklin e Elis Bakajt (shënoi 2 gola dhe  u shpall njeriu i ndeshjes).

Mësohet se prej disa ditësh Llullaku është në bisedime me Shaktar Soligorks dhe mbetet të shihet nëse do të gjejë gjuhën e përbashkët. Mundësitë financiare të klubit bjellorus dihet që janë më të mëdha se të klubeve shqiptare dhe Llullaku mund të bindet të provojë një aventurë të re në Bjellorusi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.