Llullaku nuk ndalet, sërish protagonist tek Astra

Andren Llullaku është sërish protagonist me rumunët e Astra. Këtë herë nuk ka shënuar gol siç bëri në dy takimet e para në kampionat, por ka asistuar në golin e avantazhit që skuadra e tij realizoi që në minutën e tretë. Një harkim në zonë i sulmuesit anësor u shfrytëzua nga Bus, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Gjithsesi në fund Astra dhe Llullaku nuk festuan, pasi miqtë e SEPSI arritën të barazojnë shifrat dhe me rezultatin 1-1 u mbyll i gjithë takimi. Ishte Simonovski në të 62′ ai që shënoi golin e barazimit.

Llullaku sikurse kuptohet ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe shpreson që trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, ta ftojë për ndeshjet e shtatorit me Izraelin dhe Skocinë.

https://www.youtube.com/watch?v=YoQNPBRNxl0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *