Llullaku: Maqedonia më e fortë se Izraeli, duam fitore për gjithë shqiptarët

Sulmuesi Azdren Llullaku ka dalë së bashku me Odise Roshin sot para gazetarëve në Elbasan, për konferencën e zakonshme për shtyp. Titullar ndaj Lihtenshtejnit, Llullaku nuk arriti të shënonte, por kjo nuk përbën problem për të, pasi siç thotë vetë Azdreni, detyra e tij nuk është vetëm të shënojë, por mbi të gjitha të ndihmojë sulmin e mbrojtjen.

Lihtenshtejni – “Luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Krijuam raste edhe në pjesën e parë, kur luajtëm mirë, por në pjesën e dytë u përmirësuam edhe më shumë dhe në fund morëm fitoren, ajo ka rëndësi dhe na kënaq.

Sulmues – “Pozicioni im është sulmues krahu, dje luajta sulmues i avancuar dhe pata disa raste të mira, por nuk ia dola të shënoj. Unë zakonisht kam për detyrë të ndihmoj skuadrën në sulm dhe në mbrojtje, diçka që u mundova ta bëj edhe dje, pa pasur presionin e shënimit të golit.

Përqendrimi në ndeshjet e vogla – “Në fakt, është e vërtetë që me ekipet e mëdha përqendrimi rritet ndjeshëm, por nuk e nëvlerësuam Lihtenshtejnin. Tani nuk ka ekipe të vogla dhe e vlerësuam si duhet rivalin. Luajtëm shumë mirë, patëm mbi 70% zotërim topi deh shpresoj të luajmë kështu edhe në Maqedoni, ku shpresoj të fitojmë.

Problemet në Maqedoni – “E vërtetë, e dimë që na pret një ndeshje me shumë probleme. Do duhet të bëjmë maksimumin, jo vetëm për ne, por për gjithë shqiptarët.

Niveli i kundërshtarit – “Në ndeshjen me Izraelin këtu mbetëm me 10 lojtarë dhe pësuam gol me penallti që në fillim, sepse mendoj që kishim mundësi për shumë më tepër. Edhe me 10 lojtarë luajtëm mirë. Do ta kemi shumë të vështirë edhe ndaj Maqedonisë, që besoj se është ekip edhe më i mirë se Izraeli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *