Llullaku e nis mbarë, gol në miqësore

Azdren Llullakuu mendua gjatë, por më në fund vendosi ta vazhdojë karrierën në Kazakistan, me Ordabasin. Kishte oferta nga disa kampionate më cilësore, por askund nuk i ofruan sa klubi kazak dhe nëse mendohet që Llullaku mbush 30 vjeç pas një jave, zgjedhja e tij është logjike.

Dje Llullaku debutoi me Ordabasin, në miqësoren kundër çekëve të Sllovackos, duke qenë në fushë për thuajse një orë lojë.

Pikërisht sulmuesi shqiptar gjeti golin e parë të ndeshjes, në minutat e para të takimit, shenjë se nuk e ka humbur nuhatjen dhe se është në formë, ndoshta edhe për miqësoren e kombëtares në mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *