Llullaku del duarbosh, Kupën e Rumanisë e fiton Haxhi

Azdren Llullaku nuk arriti ta mbyllë me trofe këtë sezon në Rumani. Mesfushori kuqezi luajti titullar në takimin mes Astrës dhe Vitorul Konstata. Skuadra e Llullakut arriti të kalojë në avantazh në minutën e 41’, falë golit të Alibek, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi dhe me një dorë te trofeu.

Megjithatë, ekipi i Vitorul Konstata, i drejtuar nga legjenda rumune, Xhorxh Haxhi arriti të përmbysë gjithçka. Në minutën e 76’, Gita shënon golin e barazimit, duke çuar takimin në shtesë. Llullaku, luajti 86’ minuta, për të dalë më pas nga fusha e lojës.

Në kohën shtesë, Vitorul e dominoi takimin, madje gjeti dhe golin e fitores. Erik në minutën e 105’, do t’i jepte triumfin skuadrës së tij dhe trofeun e Kupës së Rumanisë, një arritje shumë e rëndësishme për skuadrën e Vitorul dhe trajnerin Haxhi.

Kupa e Rumanisë, finale

Astra – Vitorul Konstata  1-2
Alibek 41’ / Gita 67’, Erik 105’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *