Lluca: Shansi i fundit i Shkumbinit, nuk e mendojmë një tjetër dështim!

0

Të enjten merr formë Kategoria e Parë e sezonit të ardhshëm, sa i përket të gjitha skuadrave që do të marrin pjesë. Ka mbetur sfida Luzi 2008-Shkumbini për të përcaktuar skuadrën e fundit që ngjitet në këtë kategori.

Të dyja skuadrat u renditën të dytat në Grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë dhe dështuan në ndeshjet e para “Play-off”. Në kuadër të takimit ndaj Luzit, mesfushori i Shkumbinit, Emiliano Lluca ka folur për SportEkspres.com.

PËRBALLJA ME LUZIN – “Nëse me Veleçikun patëm fatin kundër, këtë herë do të donim që të kemi më shumë fat në përballjen me Luzi 2008. Ne do të synojmë vetëm fitoren, dhe për këtë jemi të bindur që do t’ia arrijmë. Ky do të jetë ndryshimi i vetëm pas asaj ndeshje me Veleçikun që e humbëm në limitet e fundit. Nuk e mendojmë një tjetër dështim”.

PËRGATITJET E NDESHJES – “Vlerësimi ynë është normal me këto përgatitje që po bëjmë këtu në Peqin. Të mërkurën grumbullohemi në qytetin tonë dhe ditën e enjte paradite do të nisemi drejt Fierit. Ky është shansi ynë i fundit për tu ngjitur në Kategorinë e Parë dhe të gjithë jemi psikologjikisht të vetëdijshëm se nga kjo ndeshje nuk duhet të dalim pa fituar”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.