Llogariteni edhe Skënderbeun, Takaj paralajmëron rivalët!

Skënderbeu e ka mbyllur në vendin e pestë pjesën e parë të sezonit, por në Korçë nuk heqin dorë nga mbrojtja e titullit kampion. Diferenca me Partizanin kryesues është shtatë pikë, por mund të ngushtohet me katër që në muajin janar, kur korçarët të presin në shtypi skuadrën e drejtuar nga Skënder Gega.

Nisur nga situata e krijuar në kampin bardhekuq, por edhe për faktin se Skënderbeu i ka sytë nga CAS për dënimin që i ka dhënë UEFA, shumëkush mendon se skuadra e Orges Shehit nuk do të mund të rivalizojë për titullin kampion.

Gjithsesi përgjigja ka ardhur nga presidenti Ardjan Takaj, që përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” tregon se objektivi mbetet titulli kampion. Madje jo vetëm ai, pasi synohet edhe Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë. Në vitin 2018 korçarët i fituan të tre trofetë dhe Takaj shkruan: “Vit i ri, objektiva të njëjta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *