“Llogarite vetë, jeni i mirë për këtë! Pse, edhe ju keni ekip?!”, Rama s’i kursen batutat

Në tryezën e përbashkët të mbledhur sot në Tiranë nuk munguan batutat nga numri një i qeverisë. Fillimisht kryeministri u surprizua kur mori fjalën donatori i Orikumit, Gëzim Çapoj, të cilit iu përgjigj menjëherë me batutën:  Edhe ju keni skuadër futbolli në Orikum? O Zot!

Më pas në debatin mbi dhunën në stadiume Rama kujtoi se në të shkuarën ka pasur plot raste të çuditshme në futbollin shqiptar duke përmendur me humor disa nga bëmat e kryetarëve të bashkive: Njëri u fut me fadromë në fushë, tjetri bëri gol me fuoristrade.

Shkëmbim batutash pati dhe midis kryeministrit dhe presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj. Numri një i klubit korçar i kërkoi kryeministrit një datë fikse për premtimet e bëra ditën e sotme. Përgjigjia e Ramës ishte: Pas vitit të Skënderbeut, këta duan edhe data. Bëji kalkulimet, sa i thonë 100 ditë se je kalkulator i mirë. I bie 20 qershor, paradite kemi fituar zgjedhjet, pasdite vij dhe festoj me ju.

Takaj iu përgjigj: Bëji 110 ditë të jesh në rregull.

Batutë pati dhe pas kërkesës së drejtuesit të Kastriotit, Gazmend Vogli, mbi hapjen e një fondi për rikonstruksionin e stadiumit të Krujës. Administratori i klubit krutan tha se federata kishte rënë dakord për të paguar 1/3 e investimit, ndërsa po pret prej një viti përgjigje nga ministria. Rama iu përgjigj: Presidenti e ka kollaj, të gjithëve u  thotë unë të jap 1/3-ën, 2/3-ën merren nga shteti. Ky i jep gjithmonë, por në fund nuk nxjerr asnjë gjë nga xhepi, pasi në fund nuk merren ato të tjerat nuk merren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *