Lleshi i jep 3 pikët Ilirisë, Erzeni, “jashtë loje”

0

 

Skuadra e Zirit në fushën e vet mbetet ‘kockë e fortë’, kurse miqtë pësojnë humbjen e dytë radhazi, duke zbehur edhe më shumë pretendimet e tyre

 

ILIRIA 1-0 ERZENI

E SHTUNË 5 DHJETOR 2015, ora 14:00, në stadiumin “REDI MALOKU”, të Fushë-Krujës

Shënues: LLESHI 25′

ILIRIA: BAKU, LILAJ, K. BAKU, HOXHA, VATHI, GJONAJ (82′ MAMICA), DOÇI, LAMA, SELACI, TALI (78′ BALLIU), LLESHI (75′ ZELA). Tr.: P. ZIRI.

ERZENI: HOXHA, TROPLINI, GOXHA, TEMA (69′ KLLARI), DAKAVELLI, XHEMALAJ, A. KLLARI, R. TROPLINI, PASHA, REZI, KALLUCI (32′ TEQJA). Tr.: S. NICA.

Gjyqtarë: R. SADIKU, R. BODECI, E. GJONI (Elbasan)

KARTONË TË VERDHË: BAKU, SELACI, VATHI, TALI , BALLIU / HOXHA’, TEQJA

KARTONË I KUQ: SELACI

Iliria ka mposhtur Erzenin duke u “hakmarrë” ndaj shijakasve të cilët kishin fituar në fazën e parë. Vendasit e Ilirisë fituan me rezultatin minimal 1-0, por me vlerë tre pikë. Edhe në këtë takim ka shkëlqyer Lleshi, i cili ka shënuar golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 25′ duke siguruar një tre pikësh dhe një fitore të merituar për skuadrën e Zirit

NDESHJA – Loja nis mjaft e vrullshme nga vendasit, Lleshi ka kërkuar të zhbllokoj shifrat që në minutën e dytë duke provuar nga vija ballore, por për portierin hoxha ky aksion kalon pa problem. Miqtë nuk hezituar, kundërpërgjigjen me anë të Rezit por dhe ky aksion kalohet lehtësisht nga Baku. Një goditje dënimi e krosuar në zonë nga Lama, dhe e goditur me kokë nga Lleshi, ka përfunduar në rrjetë duke zhbllokuar shifrat dhe duke kaluar vendasit në avantazh, me shifrat 1-0. Në minutën e 30′ Kalluci dëmtohet në vetull, pas një dyluftimi në ajër me Lleshin, kryesori ka dhënë faull dhe pasi është ekzekutuar në drejtim të zonës, aty Dakavelli ka dërguar një “predhë” por që traversa ka shpëtuar për mrekulli portën e Bakut. Miqtë tentojnë sërish, madje dhe kanë pretenduar për prekje të topit me dorë brenda zone, por kryesori Sadiku, nuk ishte i këtij mendimi, me kaq mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë, miqtë janë më kërkues në zonën e Ilirisë e cila është e mbyllur në mbrojtje. Ka raste të shumta shënimi, por pa finalizim. Doçi në brendësi të zonës ka pasur një rast ideal në minutën e 80′, për të dyfishuar shifrat, por, topi është përplasur mbi gjoksin e mbrojtësit Goxha. Me kalimin e minutave edhe niveli i lojës bie, fushë-krujasit mbrojnë më së miri rezultatin dhe u japin një goditje të fortë shijakasve duke i larguar nga pretendimet e tyre për “ëndrrën” Superiore.

 

PAS NDESHJES:

P.ZIRI, tr. i Ilirisë: “Ne e kishim vlerësuar maksimalisht këtë takim, ishim përgatitur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje, ku u shpërblyem me tre pikët që na nevojiteshin më së shumti, loja e zhvilluar nga skuadra ishte mjaft e mirë, dhe kjo fitore ishte e merituar”.

NICA, tr. i Erzenit: “Luajtëm një ndeshje jo në nivele të kënaqshme, sidomos në pjesën e dytë, kundërshtari e kishte vlerësuar shumë këtë ndeshje. Shoh një skuadër që neglizhon shumë, megjithatë, kampionati është i gjatë, do ketë vend për rregullime”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image