Llapi presion kryesuesve, likuidon me “tris” KEK-un

0

Llapi e ka nisur me fitore vitin, teksa ka fituar në transfertë me KEK-un. Skuadra nga Podujeva triumfoi me rezultatin 0-3 dhe kështu i dërgon një mesazh Prishtinës kryesuese dhe Feronikelit të vendit të dytë. Diferenca është ngushtuar në dy pikë.

Sa i takon ndeshjes, është dashur një penallti e kthyer në gol nga Mentor Zhdrella për t’u zhbllokuar gjithçka. Në fundin e pjesës së parë Llapi shënoi edhe golin e qetësisë dhe ishte Namani ai që e dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë rezultat skuadra e drejtuar nga Xhengiz Rexhepi shkoi e qetë në dhomat e zhveshjes. KEK-u nga minuta e 39-të ishte me një lojtar më pak, çka nuk e rrezikonte fitoren e miqve. Në fund të takimit Llapi realizoi edhe golin e tretë me Arbnor Ramadanin. Një fitore e detyruar për skuadrën nga Podujeva, që pret rezultatet e rivalëve, të cilët luajnë të hënën.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA  18

KEK-u 0-3 Llapi
Shënues:
Zhdrella 37’ (pen), Namani 45’, Ramadani 89’

E shtunë, më 16 shkurt, ora 13:00
Drita-Gjilani
Ferizaj-Trepça ‘89
Ballkani-Drenica

E hënë, më 18 shkurt, ora 13:00
Flamurtari-Prishtina
Liria-Feronikeli

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.