Llapi dhe Gjilani gjejnë fitoren, Starova njeh vetëm barazime

Sot u luajtën tri takime e javës së dytë në Superligën e Kosovës. Llapi u rikthye të fitorja pas humbjes befasuese në takimin e javës së parë ndaj Drenicës. Llapjanët fituan me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Ballkanit. Golat për skuadrën e Llapit u shënuan nga Mentor Zhdrella dhe nga afrimi i merkatos së verës Ahmed Januzi, i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës.

Fitore në transfertë arriti dhe Gjilani. Skuadra e drejtuar nga Sadat Pajaziti fitoi 2-3 në transfertën ndaj KEK-ut. Ish-lojtari i Lushnjës, Brunild Pepa zhbllokoi takimin,ndërsa dy golat e tjerë për Gjilanin erdhën nga Cezar dhe Perez.

Ndeshja tjetër midis Drenicës dhe Ferronikelit u mbyll në barazim 0-0. Rezultat ky që nuk po i ndahet skuadrës së drejtuar nga Sulejman Starovës, qëkur ky i fundit morë në kontroll “frerët” e klubit nga Drenasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *