Livorno prezanton trajnerin e ri duke bërë humor me Ronaldon

0

Kristiano Ronaldo është kthyer në temë dite në Itali, ku të gjithë presin me kuriozitet a do të firmosë portugezi për Juventusin.

Ndërkohë, jeta vazhdon dhe klubet e tjera po punojnë për sezonin e ri, por një prej tyre, Livorno, nuk e shkëput dot vëmendjen nga Ronaldo.

Klubi toskan sapo është kthyer në Serinë B dhe ka emëruar trajner një legjendë te klubit, ish-sulmuesin Kristiano Lukareli, i cili sezonin e shkuar e humbi Serinë B me Katanian në play-off.

Livorno ka zgjedhur një mënyrë origjinale për ta prezantuar trajnerin e ri: “CR7? Jooo, ekziston vetëm një Kristiano dhe e kemi ne”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.