Liverpulit i mjafton një pjesë përballë Mariborit

0

“Të kuqtë” janë zgjuar në pjesën e dytë duke zgjidhur gjithçka me mjaft lehtësi

Liverpuli ka ruajtur vendin e parë në grupin E pasi kam mundur Mariborin në “Anfield” me rezultatin 3-0. Pas një pjese të parë të dobët dhe pa ritëm, Liverpuli është zgjuar në 45 minutat e dyta duke shënuar dy gola dhe shpërdoruar një dyzinë me raste. Këtë herë nuk ka pasur goleadë si dy javë më parë në Maribor, por ekipi i Klopit ka bërë detyrat që e afrojnë edhe më shumë me kualifikimin për në fazan tjetër në Champions.

Ndeshja – Klop e ka nisur takimin me disa ndryshime në përbërje i kushtëzuar dhe nga mungesat. Por pjesa e parë është vërtet për t’u harruar. Liverpuli ka qenë pa ide në fushë, i ngadaltë, duke mos rrezikuar thuajse asnjëherë portën e Handanoviç. Klop ka vrapuar menjëherë në dhomat e zhveshjes për të përgatitur fjalimin që ka shkundur ekipin e tij. Sepse në pjesën e dytë Liverpuli është i transformuar. Vetëm katër minuta nga fillimi i kësaj pjese Mohamed Salah ka kaluar në epërsi “The rads” pas një pasimi të saktë Aleksandër-Arnold. Katër minuta më pas Xhejms Milner ka shpërdoruar një 11-metërsh, por Liverpuli ka gjithçka nën kontroll. Rastet vijnë njëri pas tjetrit me Firminon e Salah, derisa në minutën e 64-t Emre Xhan shënon një gol të shkëlqyer, që vulos tri pikët. Por jo golat e Liverpulit. Sepse në fundin e takimit, Daniel Starrixh i futur në lojë në pjesën e dytë ka trefishuar shifrat me golin e tij të parë në Champions pas afro 7 vitesh. Gjithçka bukur për ekipin e Klopit që në dy takime i ka shënuar 10 gola Mariborit.

Sevilja për rekord – në ndeshjen tjetër të grupit Sevilja ka mundur Spartakun e Moskës 2-1, duke vendosur dhe një rekord të klubit pa asnjë humbje për një vit në fushën e vet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image