Liverpuli thyen tersin në Uest Bromuiç

0

Nuk fitonte në “The Hawthorns” prej vitit 2011 dhe ishte kthyer në një tabu, por sot Liverpuli e theu tersin, duke fituar 1-0, me një gol të shënuar nga Roberto Firmino në minutën e parë shtesë së pjesës së parë.

Uest Bromi luajti një ndeshje mjaft të organizuar, si zakonisht, në një sfidë që nuk prodhoi shumë raste për shënim në pjesën e parë, por Firmino prishi ekuilibrat me një gjuajtje të saktë me kokë, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi nga Milner.

Ishte goli i parë i shënuar që prej muajit nga një aksion pas goditjes së dënimit, ndërsa në pjesën e dytë Milner për Liverpulin e Met Filips për Uest Bromin humbën shanse të arta për shënim.

Fitorja, e festuar gjatë nga Liverpuli dhe tifozët, i kthen “The Reds” në vendin e tretë dhe tashmë Champions League duket gjithnjë e më pranë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here