Liverpuli shqetëson Interin, duel për afrikanin

Nikolas Pepe është shndërruar në një nga lojtarët më të përfolur të merkatos. Me 19 golat e shënuar dhe 11 asistet e dhuruar me Lilen në këtë sezon, ai ka rënë në radarin e disa gjigantëve europian. Bajerni i Mynihut ishte shume pranë deri para pak kohësh, por tani nuk ka më zhvillime rreth tij në “Allianz Arena”.

Çelsi po shfaq më shumë interes për momentin në drejtim të tij. Pas londinezëve qëndron Interi. Italianët e kanë futur edhe lojtarin nga Bregu i Fildishtë në listën e tyre të objektivave. Gjithsesi, 23-vjeçari duket një ëndërr për ekipin e Spaletit sepse në garë është futur edhe Liverpuli.

Të kuqtë kanë treguar se nuk e kanë problem të paguajnë shuma të majme për lojtarë me vlerat e Nikolas Pepe. Ylli i Lile do të ishte një ndërhyrje shumë cilësore në merkato për Klop. Shifra e ankandit për të fillon nga 60 milionë eurot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *