Liverpuli, Ronaldo dhe Champions League: rrëfehet Shaqiri

Xherdan Shaqiri fitoi Champions-in e dytë në karrierën e tij disa ditë më parë, duke triumfuar me Liverpulin përballë Totenhemit në finalen e Madridit. Për trofeun prestigjioz, Kristiano Ronaldon dhe aventurën te Liverpuli, Shaqiri tha:

CHAMPIONS – “Ishte diçka e jashtëzakonshme. Të fitosh sërish Champions-in pas 14 vitesh për Liverpulin, ishte diçka unike. Do të jetë një nga netët e paharrueshme në jetën time, një natë shumë speciale.

RONALDO – “Mbrëmë nuk ishte ndeshja e tij më e mirë, por në fund shënoi tre gola dhe vendosi ndeshjen. Kristiano i dha fitoren Portugalisë. Nuk është gjithmonë një lojtar që e fiton takimin, por mbrëmë një nga lojtarët më të mirë në histori vendosi gjithçka”.

LIVERPULI – “E dija që në fillim, nuk firmosa për të luajtur në çdo ndeshje. Por dua të jem këtu, jam i lumtur që jam pjesë i Liverpulit. Këtu të gjithë janë kampionë dhe kemi krijuar një skuadër të pabesueshme”, përfundoi sulmuesi me origjinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *