Liverpuli relaksohet në Uest Bromuiç, Salah takim me historinë

Uest Bromi realizoi një përmbysje të pabesueshme, duke shënuar dy gol;a në fundin e takimit, për të ndalur te barazimi 2-2 Liverpulin.

Në minutën e 72-të Liverpuli shënoi me Mohamed Salah dhe shkoi në 2-0 – Deni Ings kishte shënuar në pjesën e parë, pas thuajse 1000 ditësh pa gol.

Megjithatë, në minutën e 79-të Lajvërmor shkurtoi distancën e golave dhe Rondon barazoi në minutën e 88-të.

Barazim thjesht për moral për Uest Bromin, që po zbavitet tani që rënia nga Premier Liga është e sigurt dhe fitorja e javës së shkuar në Mançester ishte një surprizë e çuditshme.

Gjithsesi, nuk është se Liverpuli e kishte ndeshjen e jetës, sepse është i sigurt në zonën Champions dhe sot Klop la pushim shumë titullarë, sidomos në mbrojtje, duke menduar vetëm për Romën të martën.

Synimi madhor i Liverpulit duket ai që të ndihmoheshin i pafati Ings, i dëmtuar për shumë kohë, si dhe rekordmeni Salah. Ylli egjiptian ka shkuar në kuotën e 31 golave, duke barazuar gjigantë si Alen Shirer, Kristiano Ronaldo e Luis Suarez, por ka ende kohë ta thyejë rekordin për golat e shënuar në një kampionat Premier Lige me 20 skuadra. Rekordin absolut në Premier Ligë e kanë Alan Shirer dhe Andi Kol, 34 gola. Do ta ruajnë dot?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *