Liverpuli merr yllin e Lajpcigut dhe kursen disa milionë euro

0

Transferimi i mesfushorit Nabi Keita nga RB Lajpcig te Liverpuli është një gjë e kryer prej kohësh, por klubet ende nuk kanë zyrtarizuar asgjë, edhe për të mos turbulluar ambientin.

Megjithatë, 23-vjeçari nga Guinea tashmë është i Liverpulit dhe pritet të bëhet i rëndësishëm në Angli, pasi ka një mënyrë loje perfekte për Liverpulin, vrapon pa fund, di të mbrojë dhe e ndihmon shumë sulmin.

Interesant është çmimi i tij: Liverpuli do të paguajë 60 milionë, duke kursyer 5 milionë.

Arsyeja? Mes dy klubeve ekzistonte një marrëveshje e çuditshme që Liverpuli do të paguante 65 milionë nëse Lajpcigu shkonte në Champions League dhe 60 milionë në rast të kundërt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.