Liverpuli mbush arkën, 20 milionë euro për sulmuesin që nuk prekte as stolin

Liverpuli ka zyrtarizuar lëvizjen e parë në dalje. Sulmuesi  Dominik Solanke ka mbyllur bashkëpunimin me të kuqtë, një vit e gjysmë mbasi u prezantua në “Anfield”. Ekipi i ri 21-vjeçarit do të jetë Bornmuthi.

Skuadra nga jugu i Anglisë, ka shpenzuar plot 20 milionë euro për ta bërë të vetin sulmuesin, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Çelsit dhe Viteses. Në këtë sezon të Premier League, Solanke nuk ishte kurrë pjesë e listës së të grumbulluarve të  Liverpulit dhe ishte e qartë që “divorci” ishte zgjidhja perfekte për të dyja palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *