Liverpuli interesohet, Barcelona i bën të qartë çmimin

0

Liverpuli dëshiron ta bëjë edhe më të frikshëm sulmin. Një lojtar si Osman Dembele do të ishte i duhuri për t’i dhënë më shumë ashpërsi ofensivës së kuqe. Potenciali i francezit është shumë i madh dhe Klop e pëlqen stilin e tij. Ka shpejtësi të madhe, luan në të dy krahët e sulmit dhe lëshon “predha” me të dyja këmbët.
Kthimi i mundshëm i Nejmar në “Camp Nou” do e detyronte Dembele të largohej nga Barça. Kjo e fundit është dakord me shitjen e 21-vjeçarit vetëm në këmbim të një çeku prej 105 milionë eurosh. Çmimi i lartë për francezin është e vetmja pengesë për momentin. Klubet janë në negociata e sipër dhe nuk përjashtohet një marrëveshje.

Dembele ka kaluar dy sezone me oshilacione në Barcelonë. Dëmtimet e shpeshta dhe jeta e pakontrolluar kanë ndikuar në sjelljen e tij në fushë. Ky sezon ishte mjaft pozitiv, deri në pjesën e fundit të tij, kur u dëmtua dhe dështoi të rikthehej në fushë. Këtë vit futbollistik ai regjistroi 13 gola dhe 6 asiste me katalanasit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.