VIDEO / Liverpuli i vetëm në krye, surpriza është Bornmuth

Liverpuli i Jurgen Klop vijon formën e mirë, ku pasi shënoi katër herë ndaj Cervenës në Champions, shënon përsëri katër herë ndaj Kardifit në kampionat. Miqtë nga Uellsi shënuan golin e nderit me Paterson. Kështu “The Reds” marrin përkohësisht kryesimin të vetëm në kuotën e 26 pikëve, në pritje të sfidës që do të luajë rivali i tyre më i afërt, Mançester Siti.

Ndeshja nisi me gol për të kuqtë, ku mjaftuan vetëm 10 minuta për Mohamed Salah për të çuar në avantazh vendasit. Pjesa e parë u mbyll me të njëjtin rezultat, pavarësisht këmbënguljes së Liverpulit. Në pjesën e dytë ishte Sadio Mane, i cili mori petkun e protagonistit, ku shënoi dy herë.

Fillimisht në minutën e 66-të, senegalezi shënoi një gol majft të bukur me një goditje me të majtën. 11 minuta më vonë ishte radha e miqve për të gëzuar, pas një shpërqendrimi në mbrojtjen e “The Reds”, ishte Paterson, i cili përfitoi dhe ngushtoi shifrat në 2-1. Më pas, 6 minuta përpara fundit, Xherdan Shaqiri shënon të tretin për Liverpulin dhe konfirmon formën e mirë që po kalon.

Në të 87-tën ishte përsëri radha për Sadio Mane, i cili me një parabël mposhti për të katërtën herë portierin e Kardif. Të besuarit e Klop, javën e ardhshëm kanë një sfidë mjaft të vështirë, ku do të shkojnë në transfertë ndaj Arsenalit, i cili po kalon një formë të shkëlqyer.

Bonmuthi vazhdon suprizojë. Skuadra nga qyteti jugor i Anglisë ka mundur në transfertë Londinezët e Fulhemit me rezultatin 0-3 dhe tani e gjejnë veten në vendin e gjashtë me 20 pikë, një më pak se pretendentët e Totehnhemit, Çelsi dhe Everton. Fitore me të njëjta shifra ke regjistruar edhe Uotford. “Grerëzat” mundën 3 – 0 Hadërsfilldin që tani e sheh veten në rrezik serioz për rënien nga kategoria. Brajton e tregoi përsëri se është një “kockë e fortë” në shtëpi duke mundur Uolverhemptonin me rezultatin minimal 1   – 0. Suathempton dhe Njukasëll u ndalën në një barazim 0 – 0, rezultat ky që nuk ndihmon pozitat e asnjë prej skuadrave që po përpiqen të largohen nga zona e ftohtë.

Liverpul – Kardif 4 – 1
Shënues:  Salah 10’, Mane 66’,  87’, Shaqiri 84’ / Paterson 77’

Fulhem – Bornmuth 0 – 3
Shënues: Uilson 14’ (pen), 85’,  Bruks 72’

Sauthempton – Njukasëll 0 – 0

Uotford – Hadërsfilld 3 – 0
Shënues: Pereira 10’, Deulofeu 19’, Sukses 80’

Brajton – Uolverhempton 1 – 0
Shënues: Mërrej 46’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *