Liverpuli i merr Sitit kushëririn e Xherard: Ishte ëndrra ime!

0

Një sulmues i ri për Liverpulin. Të kuqtë kanë nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Bobi Dankan. 17-vjeçari është kushëriri i legjendës së Liverpulit, Stiven Xherard, dhe tashmë ndodhet në ekipin e tij të zemrës.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar për ekipin e Liverpul. Kam pritur kaq shumë që të vinte kjo ditë që të luaja me klubin me të cilin jam rritur dhe kam mbështetur gjatë gjithë jetës time, klubin e fëmijërisë, ëndrrën time”, shkruan në “Insta”, lojtari më i ri i ekipit të Klopit.

Dankan vendosi të largohet nga Mançester Siti dhe kishte shumë oferta. Juventus dhe Monako kërkonin shërbimet e tij, por ai zgjodhi ekipin e zemrës. Ai është rritur duke ndjekur Liverpulin e Xherardit, ndërsa tashmë fansat e “The Reds” urojnë që djaloshi t’i lumturojë me gola. Të gjithë shpresojnë që Dankan të vazhdojë në rrugën e kapitenit të famshëm, ndërsa sulmuesi është gati për të shijuar “ëndrrën” e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.