Liverpuli e nis vitin me fitore në shtesë

0

Viti i ri ka nisur mbarë për Liverpulin, që sot prezantoi mbrojtësin Virxhil Van Dijk, por pa holandezin vuajti dhe bëri sërish gafa, para se të fitonte 2-1 në shtesë në Bërnli.

Një ndeshje e shëmtuar, pak raste për shënim, por mbrojtjet e bënë lëmsh, sepse Sane shënoi në minutën e 61-të dhe Gudmundson barazoi në minutën e 87-të, me Liverpulin që vijon të bëjë gafa.

Megjithatë, në minutën e 93-te, në rrëmujë totale, një qendërmbrojtës, Ragnar Klavan, bëri sulmuesin dhe i dha tre pikë të arta Liverpulit, që afrohet përkohësisht me vendin e dytë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image