Liverpuli e katranos edhe në Kupën FA, e eliminon vendi i parafundit

Si të djallosësh sezonin pa mbërritur në gjysmën e rrugës? Pyesni Liverpulin! The Reds kanë një talent të pabesueshëm për të bërë gjithçka keq kur duket se gjithçka është e thjeshtë, mjafton të luash 3-4 ndeshje rresht me të njëjtin ritëm e dëshirë. E pamundur, Jyrgen Klop nuk po e gjen dot recetën fituese, ashtu si shumë e shumë të tjerë para tij dhe Liverpuli i lavdishëm jo që nuk është më një pretendent për titull prej shumë vitesh, por tashmë edhe në kupa dështon.

Sot erdhi një humbje e hidhur nga Uest Bromi, vendi i parafundit në renditjen e Premier Ligës, triumfues 3-2 brenda në Anfield.

Ndeshja që i pati të gjitha, 3 gola gola në një pjesë loje nga Uest Bromi,përmbysje rezultati, penallti të humbur nga Firmino kur rezultati ishte 1-2 (ai që shënoi që në minutën e pestë), autogol nga Matip dhe mediokritet mbrojtës te Liverpuli. Meqë jemi te mbrojtje, që kur është blerë Van Dijk, mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, ka luajtur 3 ndeshje dhe Liverpuli ka pësuar 5 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *