Liverpuli duhet të frikësohet, PSG “armatoset” para ndeshjes

Synimi kryesor i PSG-së këtë edicion është suksesi në Champions, pasi në Ligue 1 llogaritë janë mbyllur. Kampionët e Francës janë në një grup mjaft të ndërlikuar me Liverpulin dhe Napolin që po rivalizojnë për dy vendet e para. Momentalisht PSG renditet në vendin e tretë me vetëm 5 pikë, një më pak se dy rivalët direkt për kualifikim.

Gajtë periudhës së pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, PSG u shqetësua shumë, teksa në një ditë të vetme, ose në më pak se një orë braziliani Nejmar dhe Kilian Mbape u dëmtuan, duke bërë me dhimbje koke trajnerin Tomas Tuhel. Prezenca e tyre u vu në diskutim për ndeshjen e me “The Reds”.

Dy lojtarët më të shtrenjtë në planet e panë nga tribuna ndeshjen e fundit, por lajmi i mirë është se të dy janë gati që të zbresin në fushë nga minuta e parë nesër. Trajneri Tuhel e ka konfirmuar diçka të tillë duke thënë se ka marrë garanci nga stafi mjekësor si për Nejmarin ashtu dhe për Mbapen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *