Liverpuli dhe Siti “përbindësha”, ritëm fantastik dhe rivalitet emocionues

Jurgen Klop dhe Pep Guardiola janë dy trajnerë të mëdhenj, që drejtojnë dy skuadra spektakolare. Liverpuli dhe Mançester Siti e kanë shndërruar Premier Ligën e këtij sezoni në një luftë. Nuk ka asnjë shans që të dorëzohet njëra apo tjetra. Dy ekipe, që prekin maksimumin e futbollit evropian dhe botëror.

Siti i Guardiolës ka stilin e një “Tiki-Taka” të moderuar dhe përshtatur dhe fuqinë e skuadrës, ku asnjë lojtar nuk është lider, por të gjithë shënojnë dhe janë të rëndësishëm. Djemtë e Klopit janë disi më të ndryshëm. Një ekip me dy lidera që e mbajnë ekipin të karikuar, gjiganti Van Dijk në mbrojtje dhe magjiku Salah në sulm.

Ecuria e këtyre dy skuadrave në këtë vit është gati perfekte. Liverpuli në 34 përballje ka grumbulluar 85 pikë. Një pikë më pak kanë në “Etihad Stadium”, por me një ndeshje më shumë për të luajtur. Shifra rekord të këtyre skuadrave, ndërkohë që në vitet e shkuara ka disa kampionate që janë fituar me një numër pikësh më të ulët se ç’kanë tani  Liverpuli dhe Siti. Të mendosh që këto të fundit kanë edhe 15 pikë në lojë dhe Liverpuli 12.

Nëse këto ekipe do të luanin në vitin 2011 apo 2015, tani do të ishin shpallur kampion. Më lart është lista e skuadrave, që e kanë fituar titullin me më pak pikë se ç’kanë këto dy ekipe tani. E vetmja që i afrohet është Mançester Junajtid i vitit 1996.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *