Liverpuli “burgos” Salah, rinovim me shifra marramëndese

Muhamed Salah është lojtari më i rëndësishëm i Liverpulit. Egjiptiani bëri një sezon fantastik, pasi arriti të realizonte 44 gola në 52 ndeshje të luajtura me klubin. Sulmuesin e donin klubet më të mëdha të Europës me Real Madridin që donte ta kishte me çdo çmim në skuadër, e kur “galaktikët” të duan, vështirë të rezistosh!

Të gjendur në një situatë të tillë, drejtuesit e klubit anglez dhe trajneri Jurgen Klop kanë nisur menjëherë punën. Ata kanë bindur 26-vjeçarin për të firmosur. Salah fitonte 100.000 paund në javë, ndërsa sipas raportimeve nga mediat angleze, lojtari do t’i dyfishohet rroga, pasi do të bëhet më i paguari i Liverpulit me 200.000 paund në javë.

Liverpuli konfirmoi arritjen e marrëveshjes afatgjatë me Salahn nëpërmjet faqeve zyrtare, por nuk dha shumë detaje. Ende nuk dihet se sa vjeçare do të jetë kontrata dhe kluzola e frikshme e lirimit për futbollistin. “Ky lajm tregon besimin që ai ka te Liverpuli dhe besimin që Liverpuli ka te lojtari. Ne duam lojtarë klasi në Anfiled për të arritur gjëra të mëdha së bashku. Salah ka shtëpinë e tij këtu, pasi i njeh të gjithë”, – tha Klop ndër të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online