Liverpul-Real, ndizet dueli për Mbape!

 

Listës së ekipeve të interesuar për shërbimet e yllit të Monakos, Kilian Mbape i është shtuar dhe Liverpuli. Gazeta e këtij qyteti “Liverpool Echo” si dhe media të tjera angleze kanë bërë me dije se trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klop është takuar me përfaqësues të sulmuesit 18-vjeçar në përpjekje për ta joshur atë t’i bashkohet klubit nga “Anfield”. Mbape është sulmuesi më i kërkuar në Evropë, me shumë klube të rëndësishëm që janë gati të investojnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *