Liverpul-Keita, Lajpcigu vendos “mur”

0

Nabi Keita për momentin duket larg Liverpulit. Sipas mediave angleze, drejtuesit e Lajpcigut ua kanë bërë të qartë kolegëve të Premier Ligës se nuk janë të gatshëm ta shesin lojtarin nga Guinea, qoftë edhe për 100 milionë sterlina.

Liverpuli ishte i gatshëm të ofronte deri në 80 milionë për njërin prej 11 futbollistëve më të mirë të Bundesligës sezonin e shkuar, ku luajti 31 ndeshje në Bundesligë, me një rendiment fantastik.

Jyrgen Klop e cilëson lojtarin si përforcim shumë të rëndësishëm, sepse do t’i shtonte shumë dinamizëm lojës së skuadrës, megjithatë strategu gjerman duhet të presë, sepse situata ka ngecur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.