Liverpul i madh me të mëdhenjtë, shkërmoq Arsenalin

0

Sikur kampionati të luhej vetëm mes 7-8 skuadrave të kreut, Liverpuli do ishte kampion.

Sot The Reds mposhtën 3-1 Arsenalin, dominuan në çdo drejtim dhe përkohësisht janë ngjitur në vendin e tretë.

Sulmi i Liverpulit, me Mané, Kutinjo e Firmino, ishte thjesht fantastil, ashtu si Lalana në mesfushë.

E kundërta tek Arsenali, ku mesfusha vuajti shumë dhe mbi të gjitha ende nuk dihet pse Venger nuk preferoi të hidhte në fushë nga fillimi sulmuesin Aleksis Sançez.

Firmino e Mané masakruan londinezët në pjesën e parë, me nga një gol, ndërsa Uellbek i dha pak shpresë Arsenalit në pjesën e dytë, para se Uijnaldum të mbyllte llogaritë në shtesë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image