Liverpul e ka seriozisht, 31 milionë sterlina për mesfushorin

Nikolo Barela është padyshim emri më i lakuar në kampionatin italian. 21-vjeçari i Kaljarit është dhe lojtari kryesor i ekipit nga Sardenja, kapiten dhe idhull i tifozerisë kaljaritane.

Ekipet e mëdha të Serisë A si Juventus, Milan dhe Inter kanë pasur një interes të lartë mbi mesfushorin. Juventus me sa duket është tërhequr nga gara për mesfushorin siç dhe raportojnë mediat italiane. Nga ky fakt ka përfituar Liverpul.

“The Reds” duket se janë të gatshëm të ofrojnë deri në 31 milionë sterlina për mesfushorin e talentuar dhe duket se janë mjaft seriozë në interesimin e tyre. “Calciomercato” ka raportuar ditën e sotme se klubi nga “Anfield” ka bërë shumë hapa përpara për të bindur drejtuesit e Kaljarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *