Liverpool-it i duhen vetëm dy mbrojtës për të fituar, Van Dijk kthehet në bomber

Liverpool e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh me rezultatin 2-0 në ndeshjen kundër Brighton-it, me lojtarët që i drejtohen kështu dhomave të zhveshjes në epërsi. Megjithëse i mbushur me sulmuesë të një niveli të lartë, ekipit anglez i mjaftojë vetëm 2 mbrojtësa për të udhëhequr takimin.

Të dy golat për të kuqtë kanë ardhur pak a shumë në të njëjtën mënyrë, nga goditjet standarte, me dyshen Trent Arnold dhe Van Dijk protagonist në të dy rastet. Në rastin e golit të parë do të ishte mbrojtësi i krahut Arnold që harkoi topin në zonë nga goditja e dënimit, ndërsa më pas Van Dijk do të dilte mbi kundërshtarët për ta dërguar topin me kokë në rrjetë. Ndërsa sa i përket golit të dytë, do të ishte sërish Arnold, që këtë herë do të adresonte një top nga goditja e këndit drejt mbrojtësit holandez, që ka mposhtur për herë të dytë me kokë portierin kundërshtar./Sport Ekspres/