LIVE, VIDEO/ Crvena Zvezda mbërrin në kufi, ndiqni pamjet dhe pritën e policisë shqiptare

Mes një tensioni dhe ankthi të madh pritej mbërritja e Crvena Zvezdës në Kosovë. Ekipi i njohur serb ishte planifikuar të luante një ndeshje në territorin e Kosovës ndaj një ekipi të quajtur Trepça, për Kupën e Serbisë.

Nga organizmat më të lartë të futbollit ishte dhënë edhe leja që kjo ndeshje të zhvillohet në territorin shqiptar. Rreth orës 11:00 pritej që skuadra serbe të kalonte territorin. Megjithatë, policia shqiptare në Kosovë ,e 100 trupa, po i bën pritë Crvena Zvezdës për të mos lejuar kalimin normal të tyre. Sipas informacioneve të ardhura nga mediat serbe, ndeshja është anulluar dhe nuk do të zhvillohet pikërisht për këtë arsye. Crvena Zvezda ka mbërritur në kufi dhe më poshtë mund ta ndiqni LIVE.

Së bashku me ekipin serb kanë mbërritur edhe disa tifozë serbë, që kanë kënduar koret e tyre, duke e quajtur Kosovën si pjesë të Serbisë. Policia shqiptare e Kosovës e ka bërë të qartë se nuk do të ketë kalim dhe pritet që Crvena Zvezda të kthehet. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/informer.rs/videos/1328230074014648/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *