Tifozë, Halili dhe tjetër fitore e madhe/ Tirana fiton me 3 gola të shënuara ndaj Skënderbeut

Përmbledhja e ndeshjes. Tirana-Skënderbeu 3-1

90’+4′ Shumë tifozë të pranishëm, Halili që vjen nga stoli si hero për të gjetur avantazhin dhe Tirana fiton një tjetër ndeshje të rëndësishme pas asaj ndaj Vllaznisë në transfertë.

90′ Vjen edhe goli nga Hoxhallari. Këtë herë pas krosimit nga goditja e këndit, Hoxhallari e dërgon topin me këmbë në rrjetë. Jepen 4 minuta shtesë. Tirana-Skënderbeu 3-1

84′ Sërish ai, Halili. Futet në pjesën e dytë si zëvendësues dhe i jep avantazhin Tiranës pas një gjuajtje fantastike me kokë, duke ia bërë të pamundur Koliçit që të reagonte. Tirana-Skënderbeu 2-1

75′ Tirana ka kontrollin e lojës, por kundërsulmet e korçarëve janë të rrezikshme për golin e dytë.

68′ Pollozhani arrin të shënojë me kokë golin e barazimit pasi gjendej i vetëm me Koliçin. Tirana-Skënderbeu 1-1.

50′ Kundërsulm i rrezikshëm i Tiranës me Kobina që ka pasur bukur te Kale, por gjuajtja e këtij të fundit është ndalur nga mbrojtsit e korçarëve dhe Koliçi ka larguar menjëherë rrezikun.

48′ Një gjuajtje e bukur e Dokës nga distanca ka hasur grushtimin e Koliçit, që eviton një tjetër rast të rrezikshëm në portën e tij.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Përfundon pjesa e parë me rezultatin 1-0.

45’+1′ Vjen goli i Tiranës falë Ngo dhe shpërthen stadiumi. Fillimisht ishte gjuajtja e Kobinah që pati edhe reagimin e Koliçit, ndërsa Ngo duke gjetur rrjetën e boshatisur, arrin të dërgoj topin në të.

45′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 2 minuta shtesë.

38′ Tifozët vazhdojnë të vijnë në stadium dhe tashmë mund të quhet i stërmbushur. Ka duartrokitje për debutimin e Mujës te kundërshtari pas largimit të Muzakës së dëmtuar.

32′ Dy dëmtime që kanë marrë minuta dhe kanë ulur disi ritmin e ndeshjes në temperaturat e larta. Fillimisht shqetësime për Osmanin dhe më pas për Muzakën.

25′ Paraqitje dhe lëvizje shumë të mira nga ana e Kobinah deri në këto minuta. E vështirë për mbrojtësit e Skënderbeut që ta ndalin.

20′ Bakaj bën mrekullinë pas një ekzekutimi fantastik të Bregut me goditjen e dënimit nga afër zonës. Portieri i Tiranës ka hequr një gol të sigurt.

12′ Një gabim fatal i Pollozhanit, ndiqet edhe nga Ngo. I gjendur përpara Koliçit, bën një gjuajtje tërësisht për t’u harruar.

10′ Dallohet menjëherë presingu i lartë i Tiranës që të ketë kontrollin e topit. Mungojnë gjuajtjet në portë, por loja ka ritmin e duhur.

4′ Rasti i artë për Hasanin, por nuk ka arritur ta shfrytëzojë. Gjuajtja është e dobët ndërsa ndodhej pranë Koliçit.

1′ Ka nisur takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit.

Para ndeshjes

Ka nisur përballja mes Tiranës dhe Skënderbeut, që është njëkohësisht edhe kryesfida e javës së katërt të Superiores. Në stadiumin e mbushur do të luajnë këto dy ekipe, që kanë pritshmëritë e tyre për titullin kampion.

Sa i përket formacioneve zyrtare, në krahun e Tiranës do të ishte Doka që ka fituar balotazhin me Vangjelin. Ndërsa dy të papriturat në ekipin e korçarëve, janë krahët e mbrojtjes ku është aktivizuar Meksi dhe Pëllumbi. /Sport Ekspres/

Tirana: Bakaj, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Celhaka, Hasani, Cale, Cobbinnah, Ngoo

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Turtulli, Pëllumbi, Taipi, Daja, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *