Pëso, përmbys, fito! Tirana turpëron Partizanin në derbi, Muçi i mashtron me një çmenduri (VIDEO)

Nëse do të përshkruanim Tiranën e Egbos deri tani, pas 12 ndeshjesh me 11 fitore dhe 1 barazim, atëherë tre do të ishin fjalët: “Pëso, përmbys, fito”. Në jo pak raste bardheblutë e kanë pësuar të parët, por në fund ia kanë dalë të marrin tre pikët.

Kështu ka rezultuar edhe në derbin e sotëm, atje ku është fituar në shifrat 5-1 ndaj Partizanit. Miqtë kanë kalur të parët në avantazh me një super gol të Kordeiros nga goditja e dënimit. Vetëm dy minuta loje do të kalonin, por kjo ndeshje ishte e destinuar që të vendosej në fillim. Bitri do të ndëshkohej me karton të kuq dhe ishte pikërisht Batha që barazoi nga pika e bardhë në të 16. Vetëm tre minuta më vonë, Telushi do të bënte një tjetër ndërhyrje të gabuar nga brenda zonës dhe sërish Batha do të mposhte Hoxhën.

I pafat do të tregohej Idrizaj në minutën e 64, kur do të fuste topin në portën e tij, ndërsa Batha do të shkonte për ta ngushëlluar. E në minutën e 81 ishte Ernest Muçi që i hyrë si zëvendësues thotë fjalën e tij duke përshendetur rrjetën: “Ka mbaruar”. Në fakt, nuk kishte mbaruar aty dhe ishte mashtrim pasi në minutën e fundit erdhi një gol i pabesueshëm nga vetë Muçi nga goditja e dënimit. Pas kësaj fitore, Tirana mund Partizanin për herë të dytë rresht dhe shkon 9 pikë larg rivalin direkt në Superiore. /Sport Ekspres/

Batha për “Supersport” pas pjesës së parë: “Ndoshta nuk është loja më e mirë që kemi bërë, por kemi mbërritur në një moment kur ekipit i duhen pikët dhe jo loja e bukur”.

Tirana-Partizani pritet të fillojë në Air Albania, ndërsa tifozët kanë nisur të hyjnë në stadium. Një numër i lartë i sportdashësve pritet të jetë në kryeqytet dhe të prekë numrin e 20.000 vetave. Ndërkohë vetëm pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Esat Mala do ta nisë nga stoli këtë takim, ndërsa i ulur në pankinë do të jetë edhe Solomon. Sa i përket zgjedhjeve të Egbos, nuk ka vend për shumë ndryshime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online