VIDEO/ Kur do të ndalet Egbo? Tirana në krye të Superiores me festival golash, përtokë Luftëtari

Tirana-Luftëtari 5-1 Kobina 14, Batha 17′, 75′, Ngo 34′, Muçi 62’/ Cela 52′

Tirana nuk di të bëj hap të gabuar me trajnerin Egbo në krye, duke marrë fitoren e 5 radhazi. Këtë herë me rezultatin e thellë 5-1 për të mundur Luftëtarin.

Bluzinjtë bën një paraqitje dinjitoze me Kukësin duke barazuar pa gola. Por ndeshja e zhvilluar në kryeqytet ishte një histori tjetër. Kobina hapi serinë e golave në minutën e 14, ndërsa dopieta e Bathës, goli nga distanca i Ngos dhe realizimi me penallti nga Ernest Muçi i bën shifrat tenistike. Realizimi i nderit për Luftëtarin, nëse mund të quhet i tillë, erdhi nga Cela me një gjuajtje të bukur pa hyrë në zonë.

Tashmë Tirana ka marrë kreun e Superiores, në pritje të rezultatit të Kukësit, që ka një ndeshje të vështirë me Partizanin. Nga ana tjetër, sinjale alarmi janë këto për Luftëtarin që ia rëndojnë gjendjen edhe më shumë. /Sport Ekspres/

 

Tirana: Lika, Muça, Hoxhallari, Doka, Osmani, Çelhaka, Batha, Kobina, Muçi, Kale, Ngo

Luftëtari: Qyrani, Demo, Isufi, Kukaj, Açka, Dragoshi, Dushkaj, Qato, Oshafi, Çela, Lika

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online