VIDEO/ Goli i Ngosë për statistika! Nuk ka festë titulli, Kukësi mposht dhe bind ndaj Tiranës

 Tirana-Kukësi 1-2 Ngo 90’+3′ /Kuper 59′, Et’hemi 84′

Shumëkush priste që Tirana të hapte shampanjën në përballjen ndaj Kukësit, në një përballje direkte dhe ku do të mbylleshin llogaritë e këtij sezoni. Por kjo nuk ka ndodhur teksa verilindorët kanë fituar në shifrat 1-2. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe me raste nga të dyja ekipet. Por në 45 minutat e dyta ishin miqtë ata që zotëruan fushën dhe krijuan më tepër mundësi shënimi.

Kuper gjeti golin e parë pas një gabimi të Likës që grushtoi gabimisht topin duke e lënë në qendër të zonës së tij. Më tepër spektakël i ka dhënë ndeshjes Et’hemi, me një parabël që përfundoi në cepin e rrjetës. Qetësia mungoi te bardheblutë dhe kjo u duk lehtësisht me gabimet e lojtarëve të Tiranës. Ngo do të shkurtonte shifrat në minutat e fundit, por e gjitha kjo i shërben vetëm statistikave. /Sport Ekspres/

 

Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismailgeci, Çelhaka, Karabeci, Kobina, Torasa, Kale, Ngo

Kukësi: Xhika, Kotobelli, Lulaj, Krasniqi, Maliqi, Musolli, Limaj, Rroca, Abazaj, Et’hemi, Kuper

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online