LIVE, Suedi-Kosovë/ Ngjason me një stërvitje, anullohet një gol model (VIDEO)

Pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Suedisë që po zhvillohet në Katar ka përfunduar me rrjeta të parprekura. Të dy trajnerët kanë vendosur të eksperimentojnë, pasi në fushë kanë hedhur lojtarë të rinj. Shumë emra nga IPKO Superliga kanë marrë ftesën e Challandes për këtë ndeshje, por loja në fushë nuk është ajo që jemi mësuar të shohim te Kosova.

Pak fantazi dhe saktësi që lë për të dëshiruar është parë në këtë 45 minutësh të parë. Fidan Aliti është futbollisti me më shumë përvojë te Kosova, por ka humbur një rast të pastër për të shënuar. Në stadium e boshatisur dhe me miqësoren që ngjason më tepër me një stërvitje ka pasur një gol të Suedisë, por gjyqtari ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje./Sport Ekspres/

.