Live Skënderbeu-Jang Bojs, Jang Bojs reagon shumë shpejt!

0

Është mbyllur pjesa e parë në “Elbasan Arena”, me shiun që ka rinisur pas një “armëpushimi”… Skënderbeu dhe Jang Bojsi kanë zhvilluar një ndeshje të hapur dhe nuk kanë menduar të mbrohen, por goli nuk ka ardhur. Skuadra e Dajës, përpos ndonjë gabimi të bërë në pasime, ka qenë e vëmendshme dhe nëse do të kishte kaluar në avantazh, askush s’do të thoshte gjë. Soue ka qenë lojtari më i rrezikshëm për vendësit, teksa në disa momente ka provuar të realizojë, ndërsa Xhejms për pak sa nuk i ka dhuruar golin zviceranëve. Gavazaj pati rastin më të mirë, por priti deri në fund për të pasuar për Xhejms, duke i dhënë mundësi portierit kundërshtar të ndërhyjë. Më pas, nga përplasja, mbeti i dëmtuar, teksa u aktivizua Taku.

 

Europa League, faza e grupeve

E enjte, Elbasan Arena, 21.05

SKËNDERBEU – JANG BOJS      1-1

Shënues: Soue 65′ / Asale 72′

SKËNDERBEU – Orges Shehi, Gledi Mici, Bajram Jashanica, Fidan Aliti, Kristi Vangjeli, Enis Gavazaj (Afrim Taku 20′), Sabien Lilaj, Gjergji Muzaka (Bruno Dita 77′), Suad Sahiti (Bakari Nimaga 67′), Segun Xhejms Adeniji, Ali Soue. Të gatshëm: Teqja, Dita, Taku, Gripshi, Shkodra, Nimaga, Neshpor. Trajner: Ilir Daja

JANG BOJS – David Von Ballmoos, Byrki, Steve von Bergen, Vythrish, Jos (Mbabu 76′), Aebisher, Sanogo, Miralem Sulejmani (Nsame 70′), Shik (Fasnaht 71′), Ngamaleu, Assalé

Gjyqtar: Kevin Blom, Çarls Shap, Jost Van Zuilen, Hessel Steegstra (Holandë)

Karton i verdhë: Nimaga 86′ / Asale 31′

Episodet

4’ – Goditje dënimi për zviceranët. Kros në zonën e Skënderbeu, Mici devijon topin në korne.

6’ Sahiti vepron bukur në të majtë, pas një kundërsulmi të shpejtë, provon të krosojë në zonë, topi devijohet nga mbrojtja dhe vetëm korne.

9’ – Xhejms gabon në një korne për Jang Bojs, e kthen topin me kokë në zonë, ku Sanogo gjuan menjëherë, pret Shehi.

11’ – Rast ideal me Gavazajn, i cili futet në zonë, tenton të pasojë për Xhejms dhe dëmtohet në përplasje me portierin kundërshtar. 19’ – Rebisher merr topin pas një gabimi të Sahitit, gjuan nga larg, sipër traut.

(+) Lojtari mbetet në tokë, pas përplajses. I detyruar të zëvendësohet, pasi nuk ia del. Dëmtim i rëndë dhe humbje e madhe

23’ – Mici jep një top për Soue në zonë, lirohet sulmuesi dhe gjuan me të djathtë, pret portieri mik.

24’ – Xhejms pason bukur në zonë për Soue, ndërhyn portieri dhe ka pretendime për 11-metërsh, por vetëm korne.

30’ – Jashanica mbyll me shumë qetësi një situatë të rrezikshme në hyrje të zonës së Skënderbeut.

35’ – Kros nga e djathta e sulmit korçar, pretendohet për prekje të topit me dorë nga Von Bergen, por gjyqtari vazhdon lojën.

37’ – Xhejms dhe Soue kombinojnë bukur mes tyre dhe i dyti kërkon një faull, por nuk mendon kështu gjyqtari holandez.

40’ – Gabim i Muzakës në mesfushë dhe më pas i mbrojtjes, përfiton Sulejmani, që gjuan jashtë.

43’ – Vangjeli gjuan nga larg, jashtë kuadratit.

44’ – Aksion i bukur i Skënderbeut, top për Sahitin në zonë, por gabon kosovari në pasimin final.

45+1’ – Ngamaleu tenton nga jashtë zonës, por në mënyrë të gabuar.

57’ Jang Bojs rrezikon: Asale pason nga e majta në qendër për Aebisher, i cili gjuan dhe topi përfundon jashtë.

66′ GOL SKËNDERBEU! Më në fund vjen goli i shumëpritur dhe i merituar. Një sulm i bukur i Skënderbeut, Muzaka fut një top në zonë për Souenë, i cili godet fort dhe shënon. Skënderbeu gjen avantazhin!

72′ GOL JANG BOJS! Asale gjen golin e barazimit. Sulm nga e djathta e Jang Bojs, top në qendër të zonë, ku Asale është krejt i vetëm dhe gjuan një penallti në lëvizje, duke barazuar. Gol i pësuar në mënyrë naive.

90’+2 Orges Shehi eviton kapitullimin, duke larguar pranë vijës fatale një kros, që më pas u largua me vështirësi nga mbrojtja.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here