Luftëtarin e mund vetvetja, Kukësi shënon 4 gola edhe falë Abazaj-Shkurtaj

Kukësi – Luftëtari 4-1 Et’hemi 2′, Shkurtaj 26′, 63′, Rroca 51′ p/ Çela 56′

Ditën e sotme Kukësi ka luajtur me Luftëtarin për të përmbyllur kështu fazën e parë të kampionatit, duke fituar 4-1. Goli i parë i takimit ka ardhur nga Et’hemi, i cili arrin të gjejë rrjetën shumë shpejt dhe i kalon verilindorët në avantazh që në minutën e dytë të takimit.

Kukësi dyfishoi shifrat në minutën e 26-të. Abazaj shpërthen në krahun e majtë sulmit dhe futet bukur drejt zonës duke shërbyer Shkurtajn, që nuk kishte si të falte në atë pozicion. Kështu Luftëtari e sheh veten të ndëshkuar nga një aksion që u ndërtua nga dy futbollistë që dikur mbanin veshur fanellën bluzi. Goli i tretë i takimit ka ardhur nga Rroca nga pika e bardhë e penalltisë, duke ia dedikuar vajzës së porsalindur.

Do të ishte një pasim spektakolar i Abazajt me finte dhe klasi i Rrocës e bën të mundur fitimin e asaj penalltie pas ndërhyrjes së Lalës. Llogaritë e takimit u hapën disi kur Çela me një gjuajtje të bukur nga brenda zone, teksa ishte lënë i harruar nga mbrojtja e verilindorëve. Megjithatë rrjedha e kësaj ndeshje ishte përcaktuar, pasi Shkurtaj shënoi të 4-tin për Kukësin dhe të dytin personal për këtë ndeshje. Një asist mjaft i bukur nga Gavazaj që e dërgon topin drejt sulmuesit verilindor, me këtë të fundit që e ka shtyrë topin edhe një herë tjetër në rrjetë./Sport Ekspres/

Kukësi: Xhika, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Rroca, Musolli, Limaj, Gavazaj, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj.

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Lala, Demo, Qato, Açka, Hyseni, Dushkaj, Renja, Rapo, Fili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online